Albanian Mathematical Association · Shoqata Shqiptare e Matematikës
Përkthe:
AMA · PORTALI I TRAJNIMIT

OliMat

Një program i dedikuar për matematikën, zgjidhjen e problemave dhe përgatitjen për olimpiada.

Portali i trajnimit OliMat është një program i mbështetur nga Shoqata Shqiptare e Matematikës (AMA), me qëllim masivizimin e matematikës dhe rritjen e interesit të nxënësve dhe studentëve për matematikën dhe olimpiadat.

Programi zhvillohet në 3 semestra dhe vazhdon deri në muajin qershor, me një strukturë progresive që synon të ndërtojë njohuri, teknikë dhe përvojë të qëndrueshme përgjatë gjithë vitit.

OliMat drejtohet nga ish-fitues të olimpiadave të matematikës dhe pedagogë me përvojë shumëvjeçare.
Hyr në OliMat