Rezultat historik për Shqipërinë në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës, IMO 2026 në Shangai, Kinë. Shqipëria fiton 2 Medalje Bronzi me nxënësit Marius Gjika dhe Jamarbër Rushitaj, dhe 1 Mirënjohje Nderi me nxënësin Orest Sherko.
Në historinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë që nga viti 1993 në IMO, Ekipi Shqiptar në IMO 2026 ka arritur rezultatin e 2-të më të mirë të Shqipërisë për nga pikët e grumbulluara. Urime!
