Albanian Mathematical Association · Shoqata Shqiptare e MatematikësSQ/EN
Lajm

Përmbledhje e vitit akademik 2025-26

20.07.2026

Përmbledhje e vitit akademik 2025-26
Nxënësit dhe ekipet shqiptare përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në garat matematikore dhe olimpiadat e zhvilluara në periudhën Shtator 2025 - Korrik 2026. Listojmë më poshtë pjesëmarrësit dhe fituesit e olimpiadave përgjatë vitit akademik 2025-26: 17.10.2025 - IGO 2025 (VIRTUALISHT). Shqipëria u përfaqësua nga 7 pjesëmarrës. Urania Kocani dhe Marius Gjika ishin fitues të medaljeve të bronzit. 18.12.2025 - EMC 2025 (VIRTUALISHT). Shqipëria u përfaqësua nga 5 pjesëmarrës. Marius Gjika ishte fitues i Çmimit të Dytë, kurse Krisel Leka dhe Noel Caka ishin fitues të Mirënjohjeve të Nderit. 14.02.2026 - Faza III e OKM (TIRANË, SHQIPËRI). Për AMU, Noel Caka ishte fitues i çmimi të parë dhe Loris Qose fitues i çmimit të tretë. Për AML, Marius Gjika dhe Jamarbër Rushitaj ishin fitues të çmimit të parë, Orest Sherko fitues i çmimit të dytë, Sigi Zalla dhe Noel Kolemarko fitues të çmimit të tretë. 03-08.03.2026 - SEEMOUS 2026 (PAFOS, QIPRO). 09-15.04.2026 - EGMO 2026 (BORDO, FRANCË). Shqipëria u përfaqësua nga Asia Bedalli, Erola Mati, Evia Nezha, Erika Meçaj. Lider : Erind Bedalli. Zëvëndëslider : Elona Hasa. 18.04.2026 - KANGAROO 2026 (SHQIPËRI). Shënoi një pjesëmarrje të gjerë në shkallë kombëtare. 23-29.04.2026 - EMO 2026 (VILNIUS, LITUANI). Shqipëria u përfaqësua nga Marius Gjika, Jamarbër Rushitaj, Noel Kolemarko, Sigi Zalla, Orest Sherko, Darli Bruzja. Lider : Loard Bejko. Zëvendëslider : Bruno Bajo. Marius Gjika ishte fitues i Medaljes së Argjendit, kurse Jamarbër Rushitaj fitues i Medaljes së Bronzit. 03-08.05.2026 - BMO 2026 (SELANIK, GREQI). Shqipëria u përfaqësua nga Marius Gjika, Jamarbër Rushitaj, Noel Kolemarko, Sigi Zalla, Orest Sherko, Darli Bruzja. Lider : Gledis Kallço. Zëvendëslider : Adrian Naço. Marius Gjika ishte fitues i Medaljes së Argjendit, kurse Jamarbër Rushitaj fitues i Medaljes së Bronzit. 15-20.06.2026 - JBMO 2026 (BUZAU, RUMANI). Shqipëria u përfaqësua nga Noel Caka, Kevin Prodani, Loris Qose, Mila Burazeri, Bianka Kaso. Lider : Erind Bedalli. Zëvëndëslider : Bruno Bajo. Noel Caka ishte fitues i Medaljes së Argjendit. 27-29.06.2026 - KAMO 2026 (PRIZREN, KOSOVË). Shqipëria u përfaqësua nga rreth 30 nxënës. Noel Caka ishte fitues i Medaljes së Artë, kurse Matias Hasanaj, Roan Garipi, Urania Kocani, Loris Qose, Gleart Azisllari ishin fitues të Medaljes së Argjendit. 07-08.07.2026 - KUPA E KOMBIT 2026 (VIRTUALISHT). Shqipëria u përfaqësua nga Marius Gjika, Jamarbër Rushitaj, Noel Kolemarko, Sigi Zalla, Orest Sherko, Darli Bruzja. 10-21.07.2026 - IMO 2026 (SHANGAI, KINË). Shqipëria u përfaqësua nga Marius Gjika, Jamarbër Rushitaj, Noel Kolemarko, Sigi Zalla, Orest Sherko, Darli Bruzja. Lider : Gledis Kallço. Zëvendëslider : Loard Bejko. Marius Gjika dhe Jamarbër Rushitaj ishin fitues të Medaljes së Bronzit, kurse Orest Sherko ishte fitues i Mirënjohjes së Nderit. Në veprimtarinë e Shoqatës duhet të përmendet edhe problema 3 në JBMO 2026, e cila mban autorësinë e Loard Bejkos dhe Sirio Dafës. Një falenderim shkon për trajnuesit e ekipeve kombëtare : Adrian Naço, Artur Adili, Bruno Bajo, Enkel Hysnelaj, Erind Bedalli, Gledis Kallço, Klevis Liperi, Loard Bejko, Sirio Dafa, Ted Qamo. Shoqata Shqiptare e Matematikës po ashtu falenderon sponsorët të cilët mundësuan fondet e udhëtimit të ekipeve kombëtare : Agjencinë Kombëtare të Rinisë dhe Kastrati Group. Për vitin 2026-27, Shoqata Shqiptare e Matematikës planifikon zgjerimin e aktiviteteve të saj për promovimin e mëtejshëm të talenteve në Shqipëri dhe për nxitjen e frymës shkencore dhe matematikore. Kanë nisur përgatitjet për BMO 2027, olimpiadë e cila do të zhvillohet në qytetin e Korçës.

← Të gjitha lajmet