Afati për dërgimin e përmbledhjeve të punimeve për Konferencën e 4-t Kombëtare të Matematikës, Zbatime të Matematikës (NMC-2026), është shtyrë deri më 30 tetor 2026.
Konferenca do të zhvillohet më 9–10 nëntor 2026, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë.
Bashkëngjitur gjeni thirrjen e përditësuar për pjesëmarrje.
Jeni të mirëpritur të merrni pjesë me referime dhe ju lutemi ta përcillni këtë njoftim edhe te kolegë e kërkues të tjerë shkencorë, veçanërisht në fusha aplikative si statistikë, analizë numerike, data science, machine learning, rrjeta nervore, sisteme komplekse, zbatime të algjebrës, modelime të proceseve dhe fusha të tjera të ngjashme.