Ekipi shqiptar IMO 2026 mori pjesë në Kampin Ndërkombëtar Veror të Matematikës (IMSC 2026) në Pekin, Kinë. Në këtë kamp pjesëmarrës ishin rreth 400 nxënës nga ekipet përfaqësuese të rreth 50 vendeve të Botës. Ky kamp trajnimi është faza finale përgatitore para pjesëmarrjes në Olimpiadën Botërore të Matematikës IMO 2026.
Në Olimpiadën e zhvilluar në Kampin Ndërkombëtar Veror të Matematikës, nxënësi Marius Gjika i ekipit shqiptar u shpall fitues i medaljes së Argjendtë.
Pas përfundimit me sukses të kampit, ekipi shqiptar është tashmë rrugës drejt Shangait, Kinë për në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës IMO 2026.
