Albanian Mathematical Association · Shoqata Shqiptare e Matematikës
Përkthe:
Lajm

IGO 2026 në Tiranë, Shqipëri

17.10.2026

IGO 2026 në Tiranë, Shqipëri
Sot, datë 16 tetor 2026, u zhvillua edicioni i 13-të i Olimpiadës Iraniane të Gjeometrisë, në formatin virtual (nga Shqipëria) por në kushtet e një konkurrimi normal. IGO është ndër olimpiadat më prestigjioze botërore, dhe olimpiada më e famshme e gjeometrisë. Konkurrimi ndahet në 3 nivele sipas moshës. Teza përmban 5 ushtrime dhe kohëzgjatja është 4 orë. Pjesëmarrja bëhet me ftesë të Shoqatës Shqiptare të Matematikës bazuar në performancën individuale përgjatë vitit akademik 2025-26, me prioritet për anëtarët e Ekipeve Kombëtare dhe performuesit më të mirë në fushën e gjeometrisë. Shoqata Shqiptare e Matematikës i uron suksese pjesëmarrësve në këtë olimpiadë.

← Të gjitha lajmet