Albanian Mathematical Association · Shoqata Shqiptare e MatematikësSQ/EN
Lajm

Olimpiada Ballkanike e Matematikës 2027 do të zhvillohet në Korçë

28.09.2025

Më 17 maj 2025, në Athinë, gjatë takimit vjetor të Shoqatës Matematikore të Europës Juglindore (MASSEE), u vendos që Olimpiada Ballkanike e Matematikës për nxënësit e shkollave të mesme të zhvillohet në vitin 2027 në qytetin e Korçës. Aktiviteti do të organizohet nga Shoqata Shqiptare e Matematikës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

← Të gjitha lajmet