Edicioni i 48-të i Olimpiadës Kombëtare së Matematikës do të mbahet përgjate muajve nëntor 2026 - shkurt 2027. Kjo është olimpiada më e rëndësishme në nivel kombëtar, mbi të cilën bazohet një pjesë e rëndësishme e vendimit për përfaqësimin e Shqipërisë në olimpiada ndërkombëtare. Olimpiada organizohet nga Ministria e Arsimit.
Faza e tretë e OKM 2026-27 do të zhvillohet në nivel kombëtar në datën 20 shkurt 2027, ora 12.00. Ekzistojnë dy kategori konkurrimi, përkatësisht për Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML). Teza e fazës së tretë është e njëjtë për të gjithë konkurrentët.
Shoqata Shqiptare e Matematikës i uron suksese nxënësve pjesëmarrës.
