Edicioni i 48-të i Olimpiadës Kombëtare së Matematikës do të mbahet përgjate muajve nëntor 2026 - shkurt 2027. Kjo është olimpiada më e rëndësishme në nivel kombëtar, mbi të cilën bazohet një pjesë e rëndësishme e vendimit për përfaqësimin e Shqipërisë në olimpiada ndërkombëtare. Olimpiada organizohet nga Ministria e Arsimit.
Faza e parë e OKM 2026-27 do të zhvillohet në nivel Insituticioni Arsimor Parauniversitar (IAP) në datën 2 nëntor 2026, ora 12.00. Ekzistojnë katër kategori konkurrimi, përkatësisht për klasat 9, 10, 11 dhe 12. Teza e fazës së parë është e ndryshme sipas Zyrave Vendore Arsimore (ZVA-ve).
Shoqata Shqiptare e Matematikës i uron suksese nxënësve pjesëmarrës.
