Albanian Mathematical Association · Shoqata Shqiptare e MatematikësSQ/EN
Event

EGMO 2027

11.04.2027 — 17.04.2027 · Shibenik, Kroaci

EGMO 2027
Edicioni i 16-të i Olimpiadës Europiane të Matematikës për Vajza do të zhvillohet në datat 11-17 prill 2027 në Shibenik të Kroacisë. Ekipi shqiptar ka të drejtën e përfaqësimit me një ekip prej 4 vajzash (nën moshën 20 vjeçare) të shoqëruar nga një lider dhe zëvendës-lider. EGMO 2027 organizohet nga Shoqata Kroate e Matematikës në bashkëpunim me Ministrinë e Shkencës dhe Edukimit në Kroaci. Teza përmban 6 ushtrime, të ndara në dy ditë me kohëzgjatje 4 orë e gjysmë në ditë. Pjesëmarrja bëhet me ftesë të Shoqatës Shqiptare të Matematikës bazuar në performancën në Testin Seleksionues për EGMO. Vetëm pjesëmarrëset më të mira në fazën e tretë të Olimpiadës Kombëtare të Matematikës 2026-27 kanë të drejtë të konkurrojnë në Testin Seleksionues. EGMO 2027 do të jetë konkurrimi i 13-të për Ekipin Kombëtar. Shqipëria është fituese e një Medalje Bronzi dhe 12 Mirënjohjeve të Nderit.

Informacion zyrtar ↗

← Të gjitha eventet